Hoxha: Të rinjtë janë bashkëkrijues të së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha vlerësoi sot rolin e të rinjve në zhvillimin e Shqipërisë dhe procesin e integrimit evropian, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha vlerësoi sot rolin e të rinjve në zhvillimin e Shqipërisë dhe procesin e integrimit evropian, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hoxha theksoi se talenti, kreativiteti, energjia dhe vendosmëria e të rinjve janë të domosdoshme për ndërtimin e një Shqipërie më të fortë, më të begatë dhe gjithnjë e më evropiane.

Sipas tij, të rinjtë nuk janë thjesht përfitues të progresit, por kontribuues aktivë dhe bashkëkrijues të një shoqërie më demokratike, dinamike dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Hoxha kujtoi takimet e zhvilluara me nxënës dhe studentë në qytete të ndryshme të vendit që prej fillimit të mandatit të tij, duke i cilësuar ato si mundësi për dialog të hapur mbi aspiratat, ambiciet dhe shqetësimet e brezit të ri.

Në këtë kuadër, ai veçoi nismën “EU and You – Europe Starts at Home”, përmes së cilës, sipas tij, janë shkëmbyer ide, perspektiva dhe përvoja me të rinjtë në një kohë kur Shqipëria po avancon drejt objektivit strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ministri bëri të ditur se kjo nismë do të vijojë pas pushimeve të verës, duke u shtrirë në qytete të tjera dhe duke krijuar mundësi të reja për angazhim dhe dialog me të rinjtë në të gjithë vendin.

Hoxha vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e brezit të ri në Shërbimin e Jashtëm shqiptar.

Ai tha se këtë vit është ndërmarrë një proces i ri rekrutimi mbi bazën e meritës, me synim tërheqjen e profesionistëve më të mirë dhe investimin në kompetencë, profesionalizëm dhe ekselencë.

Sipas Hoxhës, afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Evropian e bën edhe më të rëndësishëm rolin e të rinjve, pasi procesi i integrimit nuk lidhet vetëm me institucionet, legjislacionin dhe negociatat, por edhe me përgatitjen e një brezi të ri që do të udhëheqë, inovojë dhe mbrojë vlerat mbi të cilat do të ndërtohet e ardhmja evropiane e vendit.

“Evropa nuk është thjesht destinacioni që synojmë të arrijmë. Mbi të gjitha, është standardi që duhet të ndërtojmë në shtëpi, çdo ditë, përmes institucioneve, shoqërisë dhe njerëzve tanë”, u shpreh Hoxha.

Ai theksoi se zëri, talenti dhe vendosmëria e të rinjve kanë rëndësi për të ardhmen e vendit.

“E ardhmja e tyre është e ardhmja e Shqipërisë. E ardhmja e tyre është e ardhmja e Evropës”, përfundoi ministri Hoxha.

Marrë nga ATSH

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…