
Tag: Buxheti 2026
Kuvendi u mblodh dje në një seancë plenare maratonë
Kuvendi ka miratuar pas mesnate me 83 vota pro dhe 32 kundër projektbuxhetin për vitin 2026 me vlerë 8.8 miliardë euro.
Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaroi sot në Kuvend se buxheti 2026 synon konsolidimin e Reformës në Drejtësi duke garantuar funksionimin e çdo hallke të sistemit dhe përmirësimin e shërbimeve për një drejtësi më të drejtë për të gjithë.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi sot në Kuvend se buxheti i arsimit për vitin 2026 është më i larti historik deri më sot, 648 milionë euro ose 28,4 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2025.
Projektbuxheti 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2026 kap shifrën e 108,8 miliardë lekëve dhe shkon për mbështetjen e shërbimeve më të mira shëndetësore dhe një sistem më të fortë mirëqenieje sociale për çdo shqiptar.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, deklaroi sot buxheti i vitit 2026 shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e politikave mjedisore, në forcimin e institucioneve dhe në mbrojtjen e pasurive natyrore që vendi ynë ka fatin t’i ketë të veçanta në Europë.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në seancë plenare të Kuvendit Projektbuxhetin e vitit 2026.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, pensionistët janë kryefjalë e këtij buxheti dhe do të jenë kryefjala e këtij mandati.
Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se buxheti i vitit 2026 është historik për Partinë Socialiste, duke synuar për herë të parë një mbështetje të qëndrueshme dhe domethënëse për pensionistët, përmes një angazhimi financiar afatmesëm prej 1.7 miliardë eurosh.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2026, tha se pavarësisht se do të rriten pagat dhe pensionet, në këtë fazë nuk do të ketë asnjë rritje të kontributeve.









