
Tag: Bordi i Paqes
Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes nisi zyrtarisht në ambientet e Institutit Amerikan të Paqes “Donald J. Trump”, në Uashington D.C. me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve, qeverive dhe përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë.
Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah Trump dhe vendeve të tjera, në një moment që e quajti historik për Kosovën se SHBA-ja nuk i ka kërkuar asnjë kontribut financiar Kosovës ai anëtare.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, ku po shqyrtohet miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, se Shqipëria po përjeton një ndryshim të thellë në perceptimin ndërkombëtar.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, ku po shqyrtohet miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, se ky është një moment me peshë të veçantë për mënyrën se si Shqipëria po shihet dhe po dëgjohet në arenën ndërkombëtare.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se nuk ndodhej sot në Davos për të firmosur marrëveshjen e Bordit të Paqes me presidentin e ShBA, Donald Trump sepse zgjodhi të mikpriste vajzën e tij Ivanka Trump në Shqipëri.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot në Davos kartën themeluese të Bordit të Paqes, pak çaste pasi siguroi se ky organ do të punonte “në koordinim” me Kombet e Bashkuara.





