Rama: Shqipëria në Bordin e Paqes, një mundësi për të kontribuar në paqen globale

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, ku po shqyrtohet miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, se Shqipëria po përjeton një ndryshim të thellë në perceptimin ndërkombëtar.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, ku po shqyrtohet miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, se Shqipëria po përjeton një ndryshim të thellë në perceptimin ndërkombëtar.

“Kjo Shqipëri tjetër u ka hequr shqiptarëve sëkëlldinë e emrit, që pas shumë vitesh nëpërkëmbjeje nëpër rrugët e Europës, sot e shqiptojnë me kokën lart, në çdo gjuhë të Europës”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se në një moment kur bota po përballet me tensione të forta dhe paqja është nën një presion të paparë, Shqipëria po vlerësohet ndërkombëtarisht për rolin e saj.

“Dhe pikërisht sot, kur bota është trazuar dhe paqja është vënë nën një presion të paparë nga të gjitha anët, Shqipëria, e vlerësuar ndërkombëtarisht prej disa vitesh, ftohet personalisht nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u bërë anëtare themeluese e një organizimi të ri ndërkombëtar, të krijuar prej tij, me emrin kuptimplotë ‘Bordi i Paqes’”, tha kryeministri.

Rama e cilësoi këtë ftesë si një nder të veçantë dhe një mundësi të re për të kontribuar në ruajtjen e paqes globale.

“Ky është një nder i veçantë dhe një tjetër mundësi për të dhënë kontribut për paqen, jo sepse ne jemi të mëdhenj apo sepse pa ne nuk zgjidhen konfliktet në zona të tjera të botës, por sepse na jepet mundësia të vazhdojmë të rritemi si shtet, duke zgjeruar dijen dhe duke forcuar vetëdijen tonë si zëdhënës dhe punëtorë të paqes, si dhe të njihemi botërisht si vend dhe si popull për atë që duam të jemi në këtë botë”, u shpreh Rama.

Në përfundim, Kryeministri theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive në proceset vendimmarrëse ndërkombëtare.

“Sepse, kur nuk je në tryezë, je në menu”, theksoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e…