
Tag: Bashkia Shkoder
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.
Në segmentin rrugor Prekal–Theth ka nisur ndërhyrja për zhbllokimin e aksit nga inertet e rëna prej motit të keq që ka përfshirë Shkodrën ditët e fundit.
Fshati Obot në njësinë administrative Ana e Malit në Shkodër është i aksesueshëm vetëm nëpërmjet automjeteve të kalueshmërisë së lartë për shkak të ujërave të mbledhur në rrugë nga reshjet e dendura.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave në Shkodër, theksoi se situata është në monitorim të vazhdueshëm.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, mori pjesë sot në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave në Bashkinë Shkodër
Si pasojë e reshjeve në bashkinë e Shkodrës është shembur rruga në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”, si dhe është vendosur sinjalistikë duke e bllokuar për të shmangur çdo rrezik.
Kalaja e Rozafës, një prej dëshmive më tërheqëse të historisë shqiptare, këtë fundvit ndriçon më shumë.
Festat e fundvitit e kanë kthyer Shkodrën në një nga destinacionet më të preferuara në vend për këtë dhjetor.
Me traditën kulturore, mikpritjen dhe ofertën e pasur festive, Shkodra edhe këtë fundvit është një nga destinacionet për turistët vendas e të huaj. Sheshi para bashkisë është kthyer në epiqendër të festimeve me interpretimin e këngëtarëve më të njohur.
Shkodra është kryeqyteti i festimeve të fundvitit në Shqipëri. Rezervimet në hotele dhe bujtina janë në nivele rekord.









