
Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée, në Paris.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée, në Paris.
I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, Kryeministri u prit nga presidenti Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron.
“Palais de l’Élysée – Në mbrëmjen e pritjes së organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ku publikoi edhe pamjet nga pritja.
Kryeministri Rama ndodhet në Paris me ftesë të presidentit Macron, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, një platformë ndërkombëtare që këtë vit vë në fokus rëndësinë e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit, në një kontekst të karakterizuar nga ndryshimet gjeopolitike, zhvillimet teknologjike dhe sfidat klimatike.
Në kuadër të Forumit, Rama mori pjesë edhe në sesionin e posaçëm në formatin “Spotlight”, ku diskutoi mbi perspektivën europiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian për brezat e rinj.
Burimi ATSH


















