Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

Në kuadër të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ceremoni përkujtimore në nder të firmëtarit të Aktit të Pavarësisë, Aqif Pashë Elbasani

Llatja në Austri: Elbasani, qendër e rëndësishme industriale dhe destinacion për investime

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, mori pjesë në Konferencën e Bashkëpunimit Ekonomik Shqipëri–Austri, zhvilluar në Parlamentin austriak, ku prezantoi potencialin e madh që Shqipëria ofron për investime, e në veçanti Elbasani, si një nga zonat më të rëndësishme industriale të vendit.

Elbasani, qyteti i parë që shpalli Pavarësinë 113 vjet më parë

Më 25 nëntor 1912, Elbasani u bë qyteti i parë që shpalli Pavarësinë, duke vendosur gurin e parë në themelin e shtetit të ri shqiptar.

Elbasani nderon ditën e Alfabetit, një nga momentet më të rëndësishme të identitetit kombëtar

Sot, më 22 nëntor, shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga ngjarjet historike më domethënëse në rrugëtimin tonë kombëtar

Kumbaro në laboratorin “AMEL” në Elbasan, nismë për ta afruar natyrën me shkollat

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro vizitoi sot nga afër laboratorin e mirëqenies “AMEL” në Elbasan.

Kumbaro në shkollën artistike “Onufri” në Elbasan, investim për artin dhe arsimin

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, tha se ky është një investim i rëndësishëm për arsimin dhe artin në qytet.

Laboratorë, klasa e terrene të reja sportive në gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro vizitoi nga pranë shkollën, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Elbasan ku u shoqërua edhe nga kryebashkiaku Gledian Llatja.

Rikonstruksion tërësor i gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan

Gjimnazi i njohur “Dhaskal Todri”, një nga institucionet arsimore më të rëndësishme në qytetin e Elbasanit, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë brenda vitit 2025.

Miratohet vlera e qirasë së banesave për shtresat në nevojë në Elbasan, aplikimet deri më 3 nëntor

Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Elbasanit u miratua sot pika për vlerën e qirasë mesatare të shtresave në nevojë për banesat në tregun e lirë dhe vlerës maksimale të subvencionit të qirasë për vitin 2026.

“Muaji i Librit” pasuron jetën kulturore në Elbasan

Aktivitetet kulturore kushtuar librit dhe leximit janë shtuar ndjeshëm gjatë këtij muaji, në qytetin e Elbasanit.