Rama: Shqipëria në fazën e fundit të negociatave, gjithçka varet nga Evropa

Shqipëria mund të përmbyllë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian në fund të vitit të ardhshëm, nëse procesi vijon sipas parashikimeve.


Shqipëria mund të përmbyllë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian në fund të vitit të ardhshëm, nëse procesi vijon sipas parashikimeve.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit “Europe’s Shared Future: Enlargement and the Next Generation”, kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të ardhmes së brezit të ri të organizuar në kuadër të “Forumit të Paqes” në Paris.

I pyetur për afatet e anëtarësimit dhe pritshmëritë që duhet të kenë të rinjtë shqiptarë lidhur me këtë proces, Rama theksoi se “ju e dini shumë më mirë se, askush nuk premton dot asgjë lidhur me Europën sepse nuk i dihet”.

“Për më tepër unë nuk premtoj dot për gjëra që s’varen prej meje, por ajo çfarë është shumë e qartë bazuar edhe në raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian, Komisioni është shprehur se viti tjetër do të jetë viti ku duhet të nisim të punojmë me traktatin e anëtarësimit, ç’ka nënkupton se jemi në fazën e fundit fare të negociatave dhe në qoftë se gjithçka shkon mirë do t’i përmbyllim negociatat në fund të vitit të ardhshëm e do të jemi gati të hedhim hapin e fundit”, nënvizoi Rama.

Por, vijoi Kryeministri, sigurisht që kjo do të varet edhe se ku do të jetë për dy a tre vjet Bashkimi Europian, ku do të jetë Franca.

“Keni zgjedhje vitin e ardhshëm. Askush nuk e di se ç’lloj France do të dalë nga këto zgjedhje. Megjithatë ajo çfarë dimë është që duhet të bëjmë punën tonë dhe duhet të përfundojmë punën që po bëjmë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Mattarella: Bashkimi evropian është i paplotë pa Shqipërinë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, deklaroi se Bashkimi Evropian do të mbetet i paplotë pa anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…