Koçiu: Elbasani, destinacion i rëndësishëm dhe motor i zhvillimit ekonomik të vendit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vlerësoi potencialin e Elbasanit për zhvillimin ekonomik dhe turistik, duke theksuar rolin e investimeve, bujqësisë dhe agroturizmit në krijimin e mundësive të reja për qytetarët.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vlerësoi potencialin e Elbasanit për zhvillimin ekonomik dhe turistik, duke theksuar rolin e investimeve, bujqësisë dhe agroturizmit në krijimin e mundësive të reja për qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu u shpreh se Elbasani përfaqëson historinë e njerëzve të palodhur, sipërmarrësve me vizion dhe brezave që ruajnë vlerat e traditës, ndërsa hapin rrugën drejt së ardhmes.

Koçiu nënvizoi se, zona ka një potencial të jashtëzakonshëm, ku investimet në infrastrukturë, zhvillimi i bujqësisë dhe mbështetja për fermerët po shoqërohen me promovimin e agroturizmit, duke krijuar mundësi të reja ekonomike dhe sociale.

Koçiu theksoi se bukuritë natyrore, produktet cilësore, kultura, mikpritja dhe trashëgimia e pasur e Elbasanit përbëjnë një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.

“Elbasani po forcon rolin e tij si një destinacion i rëndësishëm dhe një motor i zhvillimit ekonomik të vendit”, u shpreh zëvendëskryeministrja.

Ajo nënvizoi se ndërthurja e traditës me investimet dhe zhvillimin e sipërmarrjes po i hap rrugë një perspektive të re për territorin, duke e pozicionuar Elbasanin si një qendër me rëndësi për ekonominë, bujqësinë dhe turizmin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…