Ambasadorja e BE-së: Konsultimi me biznesin, thelbësor për hartimin e ligjeve
Biznesi ka një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe mundësi të shumta për të përfituar nga ky proces, deklaroi ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa.

Në një takim të zhvilluar sot me përfaqësues të komunitetit të biznesit, ambasadorja prezantoi Raportin për Shqipërinë 2026, duke diskutuar mbi çështjet që ndikojnë në mjedisin e biznesit, përfshirë shtetin e së drejtës, sigurinë juridike dhe konkurrencën e ndershme.
Moreira de Sousa theksoi se gjatë diskutimit pati dakordësi të gjerë mbi rëndësinë e konsultimeve publike dhe përfshirjen reale të biznesit në procesin e hartimit të ligjeve.
“Ligjet funksionojnë më mirë kur ata që duhet t’i zbatojnë konsultohen që në fazat e hershme të hartimit të tyre. Biznesi duhet të ketë një rol real në këtë proces”, u shpreh ambasadorja.
Ajo nënvizoi se përfitimi kryesor nga integrimi në Bashkimin Europian është aksesi në tregun e përbashkët europian, ndërsa arritja e këtij objektivi kërkon përpjekje të përbashkëta.
Burimi ATSH