
Tag: Banka e Shqiperise
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë se, sfida e Bankës tonë Qendrore është e dyfishtë pasi nga njëra anë duhet të shikoj përtej të sotmes dhe shumë më larg në të ardhmen dhe të vazhdojë të provojë se është në lartësinë e duhur për sa i takon funksionit të saj bazë tradicional.
Me rastin e përvjetorit të 100-të të bankingut qendror shqiptar, Banka e Shqipërisë emetoi monedhën përkujtimore pa kurs ligjor “100 vjet Banka e Shqipërisë, 1925-2025”.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot se prioriteti në vitet e ardhshme do të jetë forcimi i stabilitetit financiar dhe përafrimi i plotë me kuadrin rregullator të Bashkimit Europian.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot rolin e Bankës së Shqipërisë në 100 vite të funksionimit të saj, ndërsa e cilësoi model në mënyrën se si duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit.
Në videomesazhin e saj për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, vlerësoi përparimin e institucionit në ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar, duke theksuar se përkushtimi ndaj politikave të kujdesshme mbetet thelbësor për rrugëtimin europian të vendit.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e misionit për Shqipërinë.
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), organizuan workshop-in tematik “Taksonomia kombëtare e Gjelbër: Parimet, qeverisja dhe ndërveprueshmëria me standardet e BE-së”, si pjesë e Programit të Asistencës Teknike për Sistemet Financiare të Gjelbëra.
Në tremujorin e tretë të vitit 2025 bankat mbajtën të pandryshuar kushtet për kreditimin e biznesit, bën të ditur Vrojtimi mbi Kreditimin, i publikuar sot nga Banka e Shqipërisë.
Në kuadër të Mbledhjeve Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Antonella Bassani, Zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi sot një takim me Mary Goodman, këshilltare rajonale pranë Departamentit Monetar dhe Tregjeve Kapitale.









