Lagarde: Shqipëria po forcon stabilitetin financiar dhe lidhjet me BE-në

Në videomesazhin e saj për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, vlerësoi përparimin e institucionit në ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar, duke theksuar se përkushtimi ndaj politikave të kujdesshme mbetet thelbësor për rrugëtimin europian të vendit.


Në videomesazhin e saj për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, vlerësoi përparimin e institucionit në ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar, duke theksuar se përkushtimi ndaj politikave të kujdesshme mbetet thelbësor për rrugëtimin europian të vendit.

Ajo nënvizoi se Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa konkretë për të mbrojtur stabilitetin financiar, përfshirë fillimin e zbatimit të masave makroprudenciale që synojnë të konsolidojnë tregun e banesave dhe të kufizojnë rreziqet e mundshme që mund të vijnë prej tij.

“Në fillim të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka nisur zbatimin e masave makroprudenciale për të kontrolluar rreziqet e mundshme që mund të vijnë nga tregu i banesave”, theksoi Lagarde, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm në linjë me praktikat më të mira europiane.

Presidentja e BQE vlerësoi gjithashtu afrimin e Shqipërisë me standardet ndërkombëtare të mbikëqyrjes bankare dhe përputhjen e politikave të saj me parimet e Bazel III dhe rregulloret e Bashkimit Europian.

Ajo theksoi se këto përpjekje janë të rëndësishme për ta bërë sistemin financiar më rezistent ndaj tronditjeve dhe për ta përgatitur vendin për fazat e ardhshme të integrimit europian.

Në këtë kontekst, Lagarde nënvizoi se lidhjet e ngushta të Shqipërisë me Bashkimin Europian janë një ndër arritjet më të rëndësishme të dekadave të fundit.

“Në vitin 1995 Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë ishte më pak se 15% e mesatares së BE-së, sot ai është më shumë se dyfishuar, duke arritur rreth 35% të saj. Standardet në rritje të jetesës janë mbështetur nga hapja gjithnjë e më e madhe e Shqipërisë ndaj tregtisë ndërkombëtare”, shtoi Lagarde.

Ajo kujtoi se sot BE përbën mbi 70% të eksporteve të mallrave të Shqipërisë dhe më shumë se gjysmën e importeve, duke dëshmuar për një nivel të lartë integrimi ekonomik.
Sipas saj, Bashkimi Europian, përmes Bankës Qendrore Europiane dhe sistemit të bankave qendrore europiane, po mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e institucioneve të tyre dhe në përfshirjen në infrastrukturat financiare të përbashkëta, si zona unike e pagesave në euro (SEPA).

“Ndërsa Shqipëria ecën përpara drejt një lidhjeje gjithnjë e më të ngushtë me Bashkimin Europian, është thelbësore që vendi të mbajë një angazhim të palëkundur ndaj politikave të shëndetshme dhe institucioneve të besueshme”, u shpreh Lagarde, duke theksuar se këto janë themelet mbi të cilat ndërtohet një ekonomi e qëndrueshme dhe europiane.

Burimi ATSH

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…