
Category: Zgjedhjet
Kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi sot gjatë një interviste televizive, vetëm 48 orë përpara zgjedhjeve të 11 majit, se nuk mund të parashikojë sa mandate merr PD, sepse nuk është profet.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndau sot nga takimi përmbyllës elektoral i koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” një mesazh për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se Shqipëria në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade është misioni ynë kombëtar.
Në takimin përmbyllës elektoral të zgjedhjeve të 11 majit në Tiranë, Rama shprehu bindjen se “PS do të marrë mandatin e katërt me të paktën 78 mandate dhe nuk do të humbasë asnjë ditë për Shqipërinë 2030 në BE”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës të fushatës elektorale të koalicionit PD-ASHM në Tiranë.
Çdo votë që mbërrin në Shqipëri në datën 11 maj, pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.
Në mbyllje të fushatës elektorale të Partisë Socialiste sot në Tiranë, Drejtuesi Politik për Diasporën, Taulant Balla, falënderoi veçanërisht emigrantët shqiptarë për rolin vendimtar në këtë proces zgjedhor.
Partia Mundësia mbylli sot, në Pallatin e Kongreseve, fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim informues me përfaqësinë e vëzhguesve ndërkombëtarë nga Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE PA), Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), Parlamenti Evropian (PE) dhe OSBE/ODIHR.
Presidenti Bajram Begaj përpara fillimit të heshtjes zgjedhore, ndau me opinionin publik mesazhin e tij për zgjedhjet.









