Berisha: Ne që e anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do ta anëtarësojmë në BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës të fushatës elektorale të koalicionit PD-ASHM në Tiranë.


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës të fushatës elektorale të koalicionit PD-ASHM në Tiranë.

Berisha në fjalën e tij tha se në fokus të programit të këtij koalicioni është edhe anëtarësimi i vendit në BE.

Sipas tij, “11 maji në të vërtetë është ditë e çdo shqiptari. Është ora e çdo shqiptari.
Është ora e Shqipërisë. Është ora e atdhetarisë së shqiptarëve. Kemi rënë në kombin që kemi sot treguesin e lindshmërisë më të ulët në botë. Kemi rënë në kombin që sot kemi treguesin e jetesës më të keqin në Europë.

Kemi rënë në kombin e vetëm që ka një vend që quhet Kanabistan apo Kolumbi e Europës.
Miq, më 11 maj firmosim së bashku për një Shqipëri krenare, për një Shqipëri tjetër.
Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë. Ne që anëtarësuan Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE”, tha Berisha.

“Ne që dolëm nga honet e mjerimit në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, do ecim drejt mirëqenies, punësimit, rrogave të larta, drejt shkollimit. Ndaj dhe këto orë që na ndajnë, le ta bëjmë natën ditë, të vazhdojmë komunikimi, kontaktet, bisedat me çdo të njohur kudo që është. T’i ftojmë të bashkohen.

Nuk është çështja për partitë, nuk është çështja për pushtetin e Sali Berishës. Absolutisht jo! Por është çështja për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve; Për mirëqenien; Për begatinë; Për punësimin; Për rroga të larta; Për pensione të larta; Për shkollimin e të rinjve; Për ëndrrën e të rinjve në Shqipëri. Është çështja për rininë në Europë. Është çështja për Shqipërinë zonjë”, tha Berisha.

Burimi ATSH

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…