
Category: Zgjedhjet
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama votoi sot në Surrel, Tiranë për zgjedhjet e 11 majit.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Armanda Begaj kanë votuar sot pranë Qendrës së Votimit në shkollën “Kongresi i Lushnjes” në kryeqytet.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirja Celibashi i dha sot një mesazh qytetarëve shqiptarë mbi procesin zgjedhor të datës 11 maj.
Delegacionet e trupave të menaxhimit zgjedhor do të vëzhgojnë ditën e zgjedhjeve dhe do të njihen me disa nga pikat turistike dhe kulturore të vendit tonë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot një delegacion me deputetë nga Parlamenti Evropian.
Numrin më të lartë të kthimeve e mban Italia me 71 180, ndjekur më pas nga Greqia 44 315, më pas Gjermania. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 40 085 zarfe, Fieri 24 142, Durrës 18 973.
Rreth 5316 punonjës policie dhe automjete policie do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve.
Kjo e shtunë shënon heshtje zgjedhore në vend për të gjitha subjektet politike pas një muaji fushatë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit.
Qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.








