Posta Shqiptare së shpejti edhe me shpërndarjen e porosive online, Karakaçi: Shërbimet vazhdojnë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, inspektuan Postën Nr. 5 në Tiranë, e cila shërben si zyra kryesore postare e kryeqytetit dhe qendër për shpërndarjen e letrave dhe pakove

Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin, zhvilloi diskutime me homologë evropianë, përfshirë përfaqësues nga Italia dhe Franca, mbi forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës

Kumbaro: Nis puna për godinën e Liceut Francez të Korçës, shkollë ekselence dedikuar teknologjisë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur lajmin e miratimit të projektligjit nga qeveria.

“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se hotelet e përzgjedhura shtrihen në disa prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, nga Tirana deri në zonat bregdetare të jugut, si dhe në qytetet me trashëgimi të pasur historike e kulturore.

Demo në San Patrignano me kryeministren Meloni: Përballja me varësitë kërkon bashkëpunim ndërkombëtar

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo mori pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin, në San Patrignano të Italisë, ku ishte e pranishme edhe Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e homologë nga vende evropiane.

Të ardhurat në buxhet rreth 626.6 miliardë lekë në janar-shtator

Ministria e Financave ka publikuar të dhënat për performancën paraprake të treguesve fiskalë për periudhën janar-shtator, e cila reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Nufi: Shqipëri-Itali, konsolidim të partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vlerësoi sot atasheun ushtarak italian, kolonel Agostino Piccirillo, në përfundim të mandatit të tij në vendin tonë.

Gogu: Institucionet sfidohen me argumente dhe dialog, jo me dhunë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka ndarë një mesazh mbi rëndësinë e dialogut dhe respektimit të institucioneve, duke iu referuar protestave të zhvilluara ditët e fundit në Tiranë.

Adea Pirdeni betohet si ministre e Administratës Publike

Adea Pirdeni është betuar sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, si ministre e Administratës Publike, duke marrë zyrtarisht detyrën e re në kabinetin qeveritar.

Gogu: 195 dosje të trajtuara nga zyrat përmbarimore vendore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri të ditur se digjitalizimi i shërbimeve përmbarimore synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve në zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të reduktojë kohën e humbur në sportele.