
Category: Ministrite
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se Shqipëria regjistroi një normë inflacioni prej 2,9% në shtator, më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit”
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, ‘Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare’”.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se protesta është një e drejtë kushtetuese e çdo qytetari dhe do të mbetet gjithmonë e pacenueshme, por dhuna nuk do të justifikohet dhe as do të legjitimohet në asnjë rrethanë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo në reagim ndaj protestës së dhunshme të së shtunës, u shpreh sot se për çdo shkelje të ligjit do të kërkohet përcaktimi i përgjegjësisë individuale dhe sipas rastit edhe për dëmtimin e pronës.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u bëri sot thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë masivisht në votime për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Ministrja Mirela Kumbaro ka reaguar sot pas dhunës së ushtruar nga protestuesit ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit, duke theksuar rëndësinë e dialogut si mënyrë për të shprehur qëndrimet dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, tha sot se Policia e Shtetit po vijon procesin e identifikimit të personave që kanë kryer akte dhune gjatë protestave të ditëve të fundit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, dënoi dëmtimin e godinave publike, mes tyre edhe monumenteve të kulturës të kategorive I dhe II
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, përsolli sot një mesazh ndërgjegjësues për të rinjtë, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar, por ushtrimi i saj nuk justifikon aktet e dhunës.








