
Nufi: Shqipëri-Itali, konsolidim të partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vlerësoi sot atasheun ushtarak italian, kolonel Agostino Piccirillo, në përfundim të mandatit të tij në vendin tonë.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vlerësoi sot atasheun ushtarak italian, kolonel Agostino Piccirillo, në përfundim të mandatit të tij në vendin tonë.
Kolonel Piccirillo është vlerësuar nga Nufi për profesionalizmin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të mbrojtjes, si dhe në avancimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fusha me rëndësi strategjike.
Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Nufi nënvizoi se, “Shqipëria dhe Italia synojnë të vijojnë konsolidimin e një partneriteti afatgjatë në fushën e mbrojtjes, të mbështetur në rezultate konkrete dhe në përballimin e përbashkët të sfidave që burojnë nga një mjedis evropian i sigurisë në zhvillim të vazhdueshëm”.
Në këtë frymë bashkëpunimi dhe në prani të ambasadorit të Italisë në Tiranë, Marco Alberti, është mirëpritur edhe atasheun i ri ushtarak italian, kolonel Davide Valente.
Në fund të postimit të tij, duke e uruar kolonelin Valente në misionin e ri, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ndau bindjen se dy vendet tona do të vijojnë të thellojnë bashkëpunimin në modernizimin e mbrojtjes, zhvillimin e kapaciteteve ushtarake, industrinë e mbrojtjes, arsimimin dhe stërvitjen ushtarake, si dhe rritjen e gatishmërisë operacionale.
Marrë nga ATSH


















