KQZ kërkon 85,5 milionë lekë shtesë në buxhetin e vitit 2027, në fokus Teknologjia e Informacionit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kërkon shtimin me 85,5 milionë lekë të buxhetit të vitit 2027, për të përballuar shpenzimet për mallra dhe shërbime.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kërkon shtimin me 85,5 milionë lekë të buxhetit të vitit 2027, për të përballuar shpenzimet për mallra dhe shërbime.

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirian Celibashi, gjatë punimeve në Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, bëri të ditur se 51,7 milionë lekë nga fondi i kërkuar do të përdoren për mirëmbajtjen e moduleve dhe licencat e sistemit të teknologjisë së informacionit që administron institucioni.

Ndërsa pjesa tjetër e fondit, prej 33,7 milionë lekësh, do të shkojë për pagesën e qirasë së magazinës.

Celibashi shpjegoi se institucioni kishte planifikuar që ndërtimi i magazinës së re të përfundonte brenda këtij viti, por ky objektiv nuk u realizua.

“Ne kishim parashikuar që magazina e re, ku do të investonim, do të përfundonte brenda këtij viti, por nuk u arrit ky objektiv. Për këtë arsye, duhet të vijojmë të paguajmë qiranë e ambienteve ku jemi aktualisht, deri në përfundimin e magazinës sonë të re”, tha Celibashi.

Kërkesa për fondin shtesë u paraqit në kuadër të diskutimeve për buxhetin e vitit 2027.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Dyfishim i financimit në një dekadë për arsimin e lartë, rritet mbështetja financiare për studentët

Financimi publik për Arsimin e Lartë është dyfishuar në një dekadë, duke arritur në 12,68 miliardë lekë në vitin 2026,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Dyfishim i financimit në një dekadë për arsimin e lartë, rritet mbështetja financiare për studentët

Financimi publik për Arsimin e Lartë është dyfishuar në një dekadë, duke arritur në 12,68 miliardë lekë në vitin 2026,…