Gogu: Institucionet sfidohen me argumente dhe dialog, jo me dhunë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka ndarë një mesazh mbi rëndësinë e dialogut dhe respektimit të institucioneve, duke iu referuar protestave të zhvilluara ditët e fundit në Tiranë.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka ndarë një mesazh mbi rëndësinë e dialogut dhe respektimit të institucioneve, duke iu referuar protestave të zhvilluara ditët e fundit në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Gogu thekson se institucionet mund të kritikohen dhe t’u kërkohet llogari, por dhuna nuk është mënyra për të zgjidhur problemet.

“Institucionet nuk goditen, por sfidohen me argumente dhe dialog”, shprehet ministri, duke nënvizuar se pakënaqësitë duhet të kthehen në zgjidhje përmes komunikimit.

Në postimin e tij, Gogu ndan edhe mesazhin e Leopoldo-s, anëtar i World Jurist Association dhe pjesë e ekipit të World Law Foundation, i cili gjatë ditëve të fundit ka qenë në Tiranë dhe ka ndjekur nga afër protestat.

Ai shprehet se i kupton kërkesat e studentëve për akses në arsim dhe mundësi më të mira punësimi, por thekson se shteti i së drejtës duhet të respektohet në të dyja drejtimet.

“Kur kërkon diçka nga qeveria jote, duhet gjithashtu të marrësh në konsideratë që duhet ta bësh në mënyrën e duhur”, thuhet në mesazhin e tij.

Leopoldo nënvizon se institucionet publike, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, u përkasin qytetarëve dhe se dialogu duhet të jetë përgjigjja ndaj pakënaqësive dhe kërkesave për ndryshim.

Lexo më shumë nga

Demo në San Patrignano me kryeministren Meloni: Përballja me varësitë kërkon bashkëpunim ndërkombëtar

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo mori pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo në San Patrignano me kryeministren Meloni: Përballja me varësitë kërkon bashkëpunim ndërkombëtar

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo mori pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive…