Malaj: Dyfishohet bonusi i pensionistëve nga 1 janari 2027

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se indeksimi i pensioneve do të ndodhë në prill 2027, me një fond të parashikuar prej rreth 1,35 miliardë lekësh, ndërsa do të ketë dyfishim të bonusit të pensionistëve nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Përcaktohen përgjegjësitë dhe roli i Ministrisë së Administratës Publike

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e plotë të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Administratës Publike.

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, Hoxha: Solidaritet me popullin spanjoll

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha shprehu sot ngushëllimet për familjet e viktimave si dhe solidaritetin me të lënduarit nga tragjedia në Spanjë, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave humbën jetën 68 persona.

Ministria e Mjedisit hap thirrjen për grante deri në 10 mijë euro për NVM-të në turizmin e aventurës

Ministria e Mjedisit ka hapur thirrjen publike për grante për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), në kuadër të projektit ASCEND, me një fond total prej 80 mijë eurosh.

Koçiu: 26 përfitues nga Paketa e Maleve në Gjinar, hapi drejt një kapitulli të ri për turizmin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit (Elbasan), duke theksuar se Paketa e Maleve përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e zonës, krijimin e bizneseve të reja dhe rritjen e numrit të vizitorëve.

Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe rektorja e Univeristetit të Elbasanit, Prof.Dr. Elvora Fetahu.

Përafrimi ligjor me BE, Musabelliu: Mbrojtje proporcionale e interesave të ortakëve dhe aksionarëve të shoqërive tregtare

Projektligji për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian, si dhe krijimin e një kuadri të qartë ligjor për operacionet ndërkufitare të bizneseve.

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë protestave, dëmtimin e pronës dhe cenimin e rendit publik.

Shqipëria përgëzon Listën Studentore dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përgëzuar Listën Studentore “për fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe qytetarët për pjesëmarrjen e gjerë në procesin demokratik”.

Hoxha pret ambasadorët e BE-së: E drejta për manifestim paqësor është themelore, dhuna nuk justifikohet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend.

Gjatë takimit, Hoxha nënvizoi angazhimin e palëkundur të Qeverisë ndaj lirive demokratike, përfshirë të drejtën themelore për manifestim paqësor. Ai theksoi se dhuna, vandalizmi dhe sulmet ndaj pronës publike apo private nuk mund të pranohen si mjete legjitime të shprehjes politike apo të çfarëdo forme tjetër të shprehjes, një parim që vlen si në Shqipëri, ashtu edhe kudo tjetër në Evropë.

Në diskutime u trajtua gjithashtu rëndësia e ruajtjes së stabilitetit institucional, respektimit të shtetit të së drejtës dhe garantimit të ligjshmërisë e proporcionalitetit të të gjitha veprimeve të autoriteteve publike.

Ministri Hoxha rikonfirmoi gatishmërinë e Qeverisë për dialog në çdo kohë, kudo dhe me këdo që nuk është i përfshirë në akte dhune. Ai e cilësoi dialogun si një vlerë demokratike dhe mënyrën më të mirë për të kapërcyer dallimet, për të adresuar shqetësimet dhe për të ecur përpara së bashku.

Duke u ndalur te procesi i integrimit evropian, Ministri theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një objektiv strategjik kombëtar.

“Momentet e vështira duhet të forcojnë vendosmërinë tonë dhe jo të na shmangin nga reformat, standardet demokratike dhe përgjegjësitë që burojnë nga ambicia jonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Hoxha vlerësoi shkëmbimin e hapur me partnerët evropianë dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm me Shqipërinë në funksion të synimit të përbashkët për një të ardhme në Bashkimin Evropian.