
Category: Ministrite
Paketa Fiskale e vitit 2027 do të ketë në fokus qytetarin, me synimin për të ulur çmimet e ushqimeve, karburantit, qirave dhe banesave.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se inteligjenca artificiale (IA) do të shtrihet në të gjitha hallkat e administratës publike, me synimin që Shqipëria deri në vitin 2030 të bëhet lider dhe referencë në përdorimin e kësaj teknologjie në sektorin publik.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi se përmes shoqërisë shtetërore KAYO janë konkretizuar gjashtë bashkëpunime tregtare dhe ka nisur montimi në Shqipëri i mjeteve të fortifikuara.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha reagoi sot në 33-vjetorin e hyrjes në fuqi të Traktatit të Mastrihtit (Maastriht Treaty) duke shënuar një hap vendimtar në krijimin e Bashkimit Europian në formën që njihet sot.
Shërbimi i hemodializës ka kaluar nga sot në administrimin e Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), pas përfundimit të kontratës koncesionare.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku po vijon transformimi i plotë i bllokut operator.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se misioni arkeologjik shqiptaro-gjermano-rumun, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë në Tiranë dhe Institutin Winckelmann të Universitetit Humboldt të Berlinit, po vijon kërkimet në këtë sit arkeologjik.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu: Ky është një hap konkret në zbatimin e politikave të MSHMS për decentralizimin e kujdesit shëndetësor
Në Fushë-Krujë është hapur Zyra e Ndihmës Juridike Falas, duke zgjeruar aksesin në këto shërbime për mbi 51 mijë banorët e bashkisë së Krujës.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, deklaroi se të gjitha shkollat në vend, përfshirë ato në Tiranë dhe Kamzë, janë kthyer në normalitet, pas problematikave të evidentuara gjatë dy javëve të fundit.









