Koçiu prezanton administratorin e ri të shoqërisë “Illyrian Guard”, Florenc Spahon

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu prezantoi sot administratorin e ri të shoqërisë “Illyrian Guard”, Florenc Spahon, i cili pason në këtë detyrë, Enrik Banushin.

Spiropali takim në Uashington me kongresmenë: Angazhimi amerikan, thelbësor për ruajtjen e stabilitetit në rajon

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi një takim në Uashington me kongresmenin Ritchie Torres, bashkëkryetar i “Albanian Caucus” dhe mbështetës i komunitetit shqiptaro-amerikan, si dhe me kongresmenin William R. Keating, anëtar i lartë i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia diskutojnë avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi sot se në bazë të Deklaratës së përbashkët trepalëshe, të nënshkruar në vitin 2025 nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë dhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë u mbajt sot takimi trepalësh në nivelin e drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve.

Spiropali, takim me kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua në Uashington me kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, veteranin e ushtrisë amerikane Brian Mast.

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim të përbashkët online me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe kolegët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus mbi zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES) në hapësirën Schengen.

Demo: Projektet e bashkive, mundësi financimi mbi 30 milionë euro nga programi IPA

Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo e cilësoi sfidë fleksibilitetin dhe përgatitjen e bashkive për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian

Spiropali në Shtëpinë e Bardhë: Bashkëpunimi strategjik merr tjetër përmasë brenda Bordit të Paqes

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi mëngjesin e sotëm Shtëpinë e Bardhë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Katër marrëveshje financimi me BE-në për zhvillimin vendor

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, paraqiti sot në seancën plenare të Kuvendit katër marrëveshje financimi me Bashkimin Europian dhe vendet fqinje

Salla me fermerët në Cërrik, Gramsh dhe Belsh: Orientim më i mirë i mbështetjes direkte

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një dëgjesë me fermerë të Cërrikut, Gramshit dhe Belshit, diskutoi mbi Skemën Kombëtare 2026 dhe mënyrat për të orientuar më mirë buxhetin e mbështetjes direkte drejt nevojave reale të fermerëve.

Gonxhja: Investime në katër stadiume, 6,2 milionë euro për evente ndërkombëtare

Fondet e alokuara për sportin për vitin 2026 janë 834,6 milionë lekë, ose më shumë se 32% krahasuar me vitin 2025.