Check-up falas për të gjithë mbi 35 vjeç, zbulimi i hershëm shpëton jetë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, përmes një videomesazhi u bëri thirrje qytetarëve mbi 35 vjeç të përfitojnë nga programi dhe të kryejnë kontrollin pranë qendrës së tyre shëndetësore.


Programi i kontrollit shëndetësor bazë, check-up, vjen me një risi duke u ofruar falas, që prej muajit shtator, për të gjithë qytetarët e moshës 35 vjeç e lart, pa një kufi maksimal moshor.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, përmes një videomesazhi u bëri thirrje qytetarëve mbi 35 vjeç të përfitojnë nga programi dhe të kryejnë kontrollin pranë qendrës së tyre shëndetësore.

Sipas Toçit, rëndësia e check-up-it lidhet me parandalimin dhe identifikimin e hershëm të problemeve shëndetësore, përpara shfaqjes së shenjave apo simptomave.

“Vlera e programit të check-up-it qëndron tek parandalimi dhe zbulimi i hershëm i problemeve shëndetësore, pa pasur ende asnjë shenjë apo simptomë”, theksoi ajo.

Përtej përfitimit individual, Toçi vuri në dukje edhe rëndësinë e programit për shëndetin publik, pasi të dhënat e mbledhura nga kontrollet do të ndihmojnë në krijimin e një pasqyre më të plotë mbi gjendjen shëndetësore dhe faktorët e rrezikut të popullatës që kryen check-up-in.

Këto të dhëna, sipas saj, do të shërbejnë për orientimin e programeve të parandalimit dhe hartimin e politikave të reja shëndetësore.

“Instituti i Shëndetit Publik vjen me një thirrje për të gjithë qytetarët. Nëse jeni mbi 35 vjeç, paraqituni pranë qendrës tuaj shëndetësore dhe kryeni check-up-in”, u shpreh Toçi.

Programi synon kështu të forcojë qasjen parandaluese në kujdesin shëndetësor, duke nxitur kontrollet periodike dhe identifikimin në kohë të faktorëve të rrezikut dhe problemeve shëndetësore.

“Parandalimi dhe zbulimi i hershëm zgjat jetën dhe përmirëson cilësinë e saj”, përfundoi ajo.

Check-up falas për të gjithë mbi 35 vjeç, zbulimi i hershëm shpëton jetë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, përmes një videomesazhi u bëri thirrje qytetarëve mbi 35 vjeç të përfitojnë…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Check-up falas për të gjithë mbi 35 vjeç, zbulimi i hershëm shpëton jetë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, përmes një videomesazhi u bëri thirrje qytetarëve mbi 35 vjeç të përfitojnë…