Nufi mikpret zyrtarë të SHBA-së: Shqipëria, kontribuuese faktike e mbrojtjes kolektive

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes anëtarë të stafit të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë pjesëmarrës në programin “Balkans Forward Congressional Fellowship 2026”, të organizuar nga Këshilli Atlantik.

Ministri Nufi u shpreh se ky takim ishte “një mundësi e mirë për të ndarë mesazhin se Shqipëria nuk është më vetëm një konsumatore e sigurisë euroatlantike – ajo po shndërrohet gjithnjë e më shumë në kontribuuese faktike e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s:.

Në këtë kuadër, projektet dhe investimet strategjike në infrastrukturën kombëtare, përfshirë Korridorin VIII, Porto Romanon dhe Bazën Ajrore të Kuçovës, u vlerësuan si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për forcimin e kapaciteteve kombëtare dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë ndaj NATO-s.

Një tjetër pikë e rëndësishme e bashkëbisedimit ishte mikpritja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë, për të cilën Ministri Nufi ka nënvizuar se ky fakt “është nder e përgjegjësi, shprehje e besimit ndaj vendit tonë dhe konfirmim se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e hapësirës së sigurisë euroatlantike”.

Marrë nga ATSH

Rama: Bursa për studentët rritet me 15 mijë lekë të reja, të gatshëm për marrëveshje të re përmes dialogut

Kryeministri Edi Rama u drejtoi sot qytetarëve shqiptarë një mesazh mbi ecurinë e ekonomisë dhe zhvillimin e vendit, duke iu…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia