
Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku po vijon transformimi i plotë i bllokut operator.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku po vijon transformimi i plotë i bllokut operator.
Investimi përfshin salla të reja të dedikuara, infrastrukturë moderne dhe kushte bashkëkohore për realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale.
Spahiu vlerësoi se si e vetmja strukturë spitalore universitare e specializuar në trajtimin e traumave në vend, SUT ka një rol jetik në sistemin tonë shëndetësor, duke dëshmuar rëndësinë dhe kapacitetet e tij veçanërisht në përballimin e situatave të vështira dhe emergjencave madhore.
Sipas saj, ky spital përballet me rreth 230 urgjenca të traumës në ditë.
“Investimet që po realizojmë synojnë forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve kirurgjikale, rritjen e sigurisë së pacientëve dhe garantimin e një shërbimi shëndetësor gjithnjë e më cilësor”, u shpreh ajo.
Burimi ATSH


















