
Category: Ministrite
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në fjalën e mbajtur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u ndal tek investimet në arsim dhe rishikimet e teksteve shkollore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala deklaroi sot se pagat në sistemin shëndetësor për vitin 2026 janë indeksuar me 2,5%.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dha sot detaje të skemës së financimit për startup-et në kuadër të Grant 2026, një iniciativë që synon të mbështesë zhvillimin e ideve të reja dhe rritjen e bizneseve inovative në vend.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi sot se Akademia e Forcave të Armatosura përfaqëson një alternativë konkrete për të rinjtë që kërkojnë një karrierë të qëndrueshme, me mision dhe perspektivë zhvillimi personal.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali gjatë vizitës në Kosovë u takua sot edhe me përfaqësues të opozitës.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo vlerësoi mbështetjen e Zvicrës në kuadër të fazës së re të bashkëpunimit përmes Swiss Cooperation Programme 2026–2028, duke e cilësuar atë thelbësore për avancimin e reformave dhe ndërtimin e bashkive më të përgatitura për sfidat e integrimit europian.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kosovë u takua sot me komandantin e misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Özkan Ulutaş.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj njofton se puna në terren po vazhdon me mjete moderne për të mbrojtur natyrën dhe për të përmirësuar monitorimin dhe reagimin ndaj shkeljeve mjedisore.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja mori pjesë në konsultimin publik për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kuadrit ligjor dhe përafrimit me standardet evropiane.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës në Prishtinë, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.









