Ministeriali i Turizmit, Gonxhja: Përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë, histori suksesi që meriton të dëgjohet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Ministerialin e Turizmit të organizuar nga UN Tourism në Berlin, në kuadër të ITB Berlin, panairit më të madh në botë për turizmin.

Salla vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë”

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u vlerësua sot në Romë me Çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë”, i akorduar nga Komiteti “Leone d’Oro” i Venecias, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Senatit të Republikës Italiane.

Vengu: Regjimenti i Operacioneve Speciale, laborator standardesh për mbrojtjen kombëtare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mori pjesë në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të Regjimentit të Operacioneve Speciale, duke vlerësuar rolin e këtij formacioni elitë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Malaj: Kërkesa për obligacionet 20-vjeçare, 2,6 herë mbi ofertën

Ministria e Financave zhvilloi sot ankandin e obligacioneve 20-vjeçare, ku interesi i investitorëve rezultoi dukshëm mbi shumën e shpallur.

Jaupaj: Cilësia e ajrit, prioritet për shëndetin publik dhe integrimin europian

Ekipi i Ministrisë së Mjedisit prezantoi Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit për Cilësinë e Ajrit, së bashku me Planet Specifike të Zbatimit të Direktivës së Bashkimit Europian, një hap i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt standardeve europiane.

Shqipëria, destinacion autentik mesdhetar në Panairin ITB Berlin 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot në ITB Berlin, i cili këtë vit shënon edhe 60-vjetorin, Shqipëria do të prezantohet me një axhendë të pasur dhe një stendë të ideuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit”.

Spiropali: Të papranueshme sulmet ndaj vendeve të Gjirit, Shqipëria krah aleatëve në mbrojtje të sigurisë kolektive

Ministrja në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali deklaroi sot se situata në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit dhe prekin sigurinë globale.

Koçiu: Dhuna synon nxirjen e imazhit të Shqipërisë, përgjigjja institucionale do të jetë e paprecedentë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, reagoi sot pas akteve të dhunës nga protestuesit e opozitës gjatë marshimit në Tiranë, duke i cilësuar ato si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë shqiptare, turizmit dhe imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Gonxhja: Sulmi ndaj “ArtExplora”, akt terrorizmi ndaj artit dhe imazhit të Shqipërisë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, reagoi sot në lidhje me sulmin me molotov ndaj qendrës ndërkombëtare të artit ArtExplora, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë vandalizmi dhe agresioni ndaj komunitetit artistik.

Koçiu: Të shkosh me molotovë te Policia nuk është protestë, por provokim për përshkallëzim

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, reagoi lidhur me marshimin e opozitës drejt drejtorisë së Policisë së Shtetit.