
Category: Ministrite
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një takim me studentë shqiptarë që ndjekin studimet në Fakultetin e Mjekësisë Gülhane, pjesë e Universitetit të Shkencave të Shëndetësisë në Ankara (Turqi).
Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me synim ruajtjen e vlerave natyrore, historike e kulturore dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Forumin e Biznesit Ballkanik, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO), në Tiranë.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike, me synimin për të zgjeruar fushën e përgjegjësive dhe për të forcuar rolin e administratës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Kandidati për ambasador i Shqipërisë në Kosovë, Denion Meidani prezantoi sot para Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme vizionin e tij për të nxitur bashkëpunimin mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka nderuar kujtimin e Mustafa Kemal Atatürk-ut, themeluesit të Republikës së Turqisë, gjatë vizitës zyrtare në këtë vend.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Kuvend dy projektligje që lidhen me ndryshimet në ligjin “Për sistemin e pagesave” dhe në ligjin “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën për Korridorin VIII, organizuar nga ministrja për Punët e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, në Sofje të Bullgarisë.
Afrimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale pranë vendbanimit synon të sigurojë një kujdes më të aksesueshëm dhe të koordinuar, në përgjigje të nevojave të qytetarëve









