Ambientet e reja të GJKKO-së, Gogu: BE-ja mat efikasitetin e proceseve dhe besimin e qytetarëve te drejtësia

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë sot në përurimin e ambienteve të rikonstruktuara në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku u investua në 4 salla gjykimi, 2 holle të gjykatës dhe 16 zyra gjyqtarësh.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë sot në përurimin e ambienteve të rikonstruktuara në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku u investua në 4 salla gjykimi, 2 holle të gjykatës dhe 16 zyra gjyqtarësh.

Në fjalën e tij, Gogu e vendosi investimin në kontekstin e reformës në drejtësi dhe të fazës përmbyllëse të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian për Kapitullin 23.

“Europa nuk mat vetëm ekzistencën formale të institucioneve. Mat mënyrën si funksionojnë çdo ditë: efikasitetin e proceseve, standardin e administrimit gjyqësor, sigurinë juridike dhe besimin që qytetarët kanë tek drejtësia”, u shpreh Ministri i Drejtësisë.

Duke folur edhe si ish-Kancelar i Gjykatës së Tiranës dhe ish-lektor i Administrimit të Gjykatave, Gogu theksoi se infrastruktura gjyqësore nuk është çështje periferike, por pjesë e vetë cilësisë së drejtësisë.

“Salla e gjyqit nuk është vetëm vendi ku lexohet një vendim. Është ambienti ku shteti duhet të garantojë paanshmëri, siguri, dinjitet procedural dhe autoritetin e ligjit”, deklaroi ai.

Ministri kujtoi se në vitin 2003, në Gjykatën e Tiranës, u ndërtuan 4 sallat e para moderne të gjykimit dhe nisi automatizimi i menaxhimit të çështjeve gjyqësore, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në modernizimin e administrimit gjyqësor në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Gogu u ndal edhe te debati publik mbi masat e sigurisë në sallat e gjykimit, duke theksuar nevojën për balancë midis sigurisë dhe respektimit të standardeve europiane të të drejtave të njeriut.

“Gjykatat që trajtojnë krimin e organizuar kanë nevoja reale sigurie. Por çdo masë sigurie duhet të jetë proporcionale, funksionale dhe në përputhje me standardet europiane”, u shpreh ai.

Ministri i Drejtësisë theksoi se reforma në drejtësi ka hyrë në fazën e konsolidimit të institucioneve dhe standardeve, ndërsa sfida kryesore mbetet rritja e efikasitetit, profesionalizmit dhe besueshmërisë publike të sistemit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takohet me ministren Meinl-Reisinger: Austria, mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ministren e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takohet me ministren Meinl-Reisinger: Austria, mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ministren e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger,…