32 bozhure kineze mbillen në Ambasadën Shqiptare në Pekin, dhuratë nga qyteti Heze

Një simbol i kulturës kineze dhe i miqësisë mes dy vendeve, iu shtua mjediseve të Ambasadës së Shqipërisë në Pekin


Një simbol i kulturës kineze dhe i miqësisë mes dy vendeve, iu shtua mjediseve të Ambasadës së Shqipërisë në Pekin.

Bashkia e qytetit Heze, në provincën Shandong, dhuroi 32 bimë bozhure, të cilat u mbollën në ambientet e ambasadës, në praninë e ambasadorit shqiptar, z.Riza Poda dhe personaliteteve kineze.

E njohur si “Mbretëresha e Luleve”, bozhurja simbolizon paqen, begatinë, lumturinë dhe miqësinë. Qyteti Heze, i njohur si “Qyteti i Bozhures”, ka një traditë të gjatë në kultivimin e kësaj luleje, e cila zë një vend të rëndësishëm në kulturën kineze.

Në fjalën e tij, ambasadori Riza Poda theksoi rëndësinë e shkëmbimeve të tilla për forcimin e miqësisë dhe njohjen më të mirë të kulturës dhe traditave të dy popujve. Ai vlerësoi nismat që krijojnë ura bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kinës, përtej marrëdhënieve diplomatike.

Në kuadër të aktivitetit u organizua edhe një prezantim i produkteve të ndryshme të provincës Shandong, të prodhuara nga bozhurja. Përmes këtyre produkteve u prezantuan përdorimet e shumta të bimës, e cila, përtej vlerave të saj dekorative, ka gjetur vend edhe në sektorë të ndryshëm të prodhimit.

Dhurimi dhe mbjellja e 32 bozhureve, së bashku me prezantimin e produkteve që burojnë nga kjo bimë, përcollën një mesazh miqësie dhe shkëmbimi kulturor. Bozhurja do të mbetet tashmë një simbol i kësaj lidhjeje në mjediset e Ambasadës Shqiptare në Pekin

Burimi CGTN

Muça: Përditësimi i standardeve të kontrollit portual, hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muça, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për pranimin…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Muça: Përditësimi i standardeve të kontrollit portual, hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muça, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për pranimin…