
Category: Kuvendi i Shqipërisë
Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj deklaroi sot në Kuvend, se zbatimi i plotë i rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit është thelbësor për rritjen e integritetit të administratës dhe të besimit qytetar për përdorimin e fondeve publike.
Kuvendi do të mblidhet sot për seancën plenare në orën 10:00.
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu priti sot në një takim, Clarisse Pasztory, zëvendëskryetare e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Komisioni i Ligjeve i Kuvendit rrëzoi sot kërkesën e opozitës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për shkelje të vazhdueshme të rënda të Kushtetutës.
Kuvendi rrëzoi kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi sot se Kuvendi ka detyrimin t’i japë Shqipërisë një Avokat Populli dinjitoz, mbi palët.
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Gjatë takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE–Shqipëri, të zhvilluar sot në Tiranë, Peleshi vlerësoi progresin e bërë në procesin e reformave dhe nënvizoi hapat konkretë që po ndërmerren për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit.
Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj tha sot se “reforma në drejtësi është nisma më e madhe dhe më e rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë në këto 35 vite demokraci”.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ngriti sot shqetësimin për ngarkesën e lartë të sistemit gjyqësor dhe vonesat në trajtimin e çështjeve, duke theksuar nevojën për më shumë disiplinë, përkushtim dhe organizim në punën e magjistratëve.








