Komuniteti Politik Europian, Rama: E jashtëzakonshme të shohësh gjërat që ndodhin në Tiranë

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot se agresioni kundër Ukrainës ka bërë gjithkënd të kuptojnë se ky format është mjaft dobiprurës për të gjithë sepse mbledh së bashku të gjithë Europën e madhe demokratike.

Forumi ndërkombëtar FII në Tiranë, Rama: Mund të çelim epokë të pabesueshme edhe në Europë

Kryeministri theksoi se Shqipëria është partner strategjik i Bashkimit Europian dhe SHBA-së, por ka po ashtu partneritete të ngushta edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e Gjirit.

Rama: Marrëdhëniet me Francën në fazë të re, e ndjejmë afër edhe në procesin e anëtarësimit në BE

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Francës Emmanuel Macron, kryeministri u shpreh se “jemi thellësisht mirënjohës dhe sot e ndiejmë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit në BE”.

Rama: Zgjedhjet në Shqipëri, shprehja 100% e vullnetit të popullit

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, pas samitit të Komunitetit Politik Europian, i pyetur mbi raportin paraprak të OSBE/ODIHR, Rama tha se raporti përshëndeti zgjedhjet shqiptare.

Frederiksen: Koha që Evropa të mbrojë veten, Rama: Edhe idealin mbi të cilin është ngritur

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, vend i cili është pritësi i radhës i Samitit të Komunitetit Politik Evropian, zhvilluan sot një konferencë të përbashkët për shtyp

Rama pret princin sovran të Monakos

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim princin sovran të Monakos, Albert II, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Rama pret kryeministrin e Belgjikës, Bart de Wever

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim kryeministrin e Belgjikës, Bart de Wever, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Rama mbyll seancën e parë të KPE: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut

Kryeministri Edi Rama mbylli punimet e seancës së parë të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, duke ftuar të pranishmit në drekën zyrtare.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se fushata elektorale e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit u përqendrua te Europa dhe mbi 52% e shqiptarëve votuan për PS për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Rama pret Rutte: Forcim i mëtejshëm i rolit të Shqipërisë në NATO

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.