
Category: Ditari
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Kreshnik Bajraktarin në detyrën e drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke vlerësuar transformimin e këtij institucioni në vite dhe sfidat për rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja takoi në Dubai, ministrin e Sporteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, H.E. Ahmad Belhoul Al Falasi.
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran theksoi sot rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së medieve dhe rolin e tyre në forcimin e demokracisë.
Kryetari i Komisionit për Çështjen Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja, tha sot se “grup-themeloret ngelen kapitulli më i rëndësishëm i negociatave me Bashkimin Europian që është i hapur dhe do të mbyllet i fundit sepse shteti i së drejtës është parakushti për çdo demokraci moderne”.
Në Dubai është hapur pavijoni shqiptar i quajtur “Albanian Soundscapes” në kuadër të Future Hospitality Summit 2025.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë dyditore në Riad, Arabi Saudite, ku mori pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII).
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, inspektoi sot punimet në Veprën e Marrjes, Diga Çengelë, mbi lumin Shkumbin, ku është përmbyllur 90% e punimeve, si pjesë e projektit të rehabilitimit të sistemit ujitës Peqin–Kavajë.
Në fjalën e saj në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Europian, Spiropali theksoi se “dialogu parlamentar është gur themeli sa i përket debatit demokratik në çdo shoqëri”.
Marrëveshja u firmos nga administratori i FSHU, Algert Luzi dhe drejtori ekzekutiv i zyrës së “Qatar Charity” në Shqipëri, Ahmad Yousef Fakhroo.
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në edicionin e 9-të i Future Investment Initiative, që po zhvillon punimet në Riad të Arabisë Saudite.









