Rama promovon librin “Në Sofrën e Hënës”: Refleksione iftaresh

Në një atmosferë reflektimi dhe bashkëbisedimi u promovua libri “Në Sofrën e Hënës”, një përmbledhje e fjalëve dhe reflektimeve të Kryeministrit Edi Rama gjatë mbrëmjeve tradicionale të iftarit të organizuara ndër vite.


Në një atmosferë reflektimi dhe bashkëbisedimi u promovua libri “Në Sofrën e Hënës”, një përmbledhje e fjalëve dhe reflektimeve të Kryeministrit Edi Rama gjatë mbrëmjeve tradicionale të iftarit të organizuara ndër vite.

Vepra sjell në vëmendje dimensionin kulturor, social dhe shpirtëror të tryezës së iftarit, si një hapësirë që bashkon njerëz nga besime dhe përvoja të ndryshme, përtej dallimeve që mund t’i ndajnë në jetën e përditshme.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin promovues, kryeministri Rama theksoi se ideja për botimin e këtij libri lindi nga miq dhe bashkëpunëtorë myslimanë që agjërojnë, të cilët e nxitën të përmblidhte reflektimet e mbajtura në këto mbrëmje.

Sipas tij, tradita e iftarit përfaqëson jo vetëm një ritual fetar, por edhe një moment të rëndësishëm bashkimi dhe dialogu shoqëror, që pasqyron vlerat e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në Shqipëri.

“Së pari, besoj që dhe vetë përbërja e listës së të ftuarve e reflekton atë ndrojtjen time për ta nxjerrë në dritë këtë libër që në fakt është një përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit të cilat kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin që t’i organizoj në funksionin që kam, duke çelur një traditë për sa i përket funksionit tim që sipas meje shkon sipas meje të paktën, përtej sofrës së atyre që agjërojnë, pasi për mua dhe gjithmonë e me shumë dhe si rezultat i kësaj eksperience, sofra e iftarit është përtej agjëruesve dhe është në një farë mënyre një moment i bukur për të bashkuar njerëz që vijnë jo vetëm nga rrugë të ndryshme të jetës, por dhe nga sfonde të ndryshme të besimeve të tyre.

“Ka qenë shtysa të disa miqve mysliman që agjërojnë që t’i përmblidhja këto fjalë në këtë libër. Dhe e thashë dhe më parë, sot dëshirova që prezantimin ta bënim në mënyrë modeste. Arlinda e kishte gati librin përpara Panairit të Librit, por nuk ia dhashë dritën jeshile për ta nxjerrë në panair sepse vetvetiu do krijohej një tërheqje e pa merituar për gjithë ata autorë të tjerë që e kanë panairin një moment të rëndësishëm. Për mua, fjalëgdhendësi i fundit i mbetur në bulevardin e Tiranës është këtu sot me ne, Aurel Plasari, dëshmia e faktit që sofra e iftarit na bën bashkë përtej vijave që na ndajnë në Bulevard”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se përvoja e këtyre iftareve e ka nxitur të thellohet më shumë në kulturën dhe traditën islame.

“Ndërkohë nuk dua të flas më gjatë. Kam shumë respekt dhe jam mirënjohës për ata miq që i kam rrotull që e praktikojnë këtë fe, por dhe i jam mirënjohës eksperiencës së këtyre iftareve që më ka pasuruar me thënë të drejtën dhe më ka nxitur që të hyj pak më thellë në qasjen, në fjalën, në kulturën e islamit. Dhe me thënë të drejtën besoj që përtej atij sloganit që ne e përsërisim shpesh të bashkëjetesës fetare qëndron në fakt një thesar kulturash që vijnë nga feja këtu tek ne dhe që meritojnë të kenë përkushtimin, përkujdesjen, admirimin, respektin tonë edhe për arsye se falë gjithë këtyre që thashë mund të ndihmohen njerëzit që ta shohin fenë përtej paragjykimeve dhe stereotipave që janë gjëja më e rrezikshme sidomos kur flite9t për islamin”, tha Rama.

Libri është me pasthënien e profesorit të Universitetit të Tubingenit, Besnik Sinani si dhe me parathënie të ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Kompleks muzeal dhe zhvillim i ofertës agroturistike në Konispol

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se Konispoli po hyn në fazë të re zhvillimi e cila…

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Kompleks muzeal dhe zhvillim i ofertës agroturistike në Konispol

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se Konispoli po hyn në fazë të re zhvillimi e cila…