
Category: Ditari
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula zhvilluan një takim me drejtuesit e inspektorateve të vendit, për të diskutuar fazën e re të reformës në sistemin e inspektimeve.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ishte e ftuar nderi në Ballon e Operës në Vjenë, me ftesë të posaçme të ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot Kryeinspektorin e ri të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qëndro, i cili së fundmi ka mbajtur detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë, duke zëvendësuar në këtë funksion Dallëndyshe Bicin.
Në kuadër të Javës së Internetit të Sigurt, Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, përcolli sot një apel për të miturit, prindërit dhe kujdestarët.
Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e digjitalizimit për përmirësimin e sistemit të inspektimeve dhe garantimin e një konkurrencë të ndershme për sipërmarrjet.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar emërimin e Kryeinspektorit të sapoemëruar, ish-deputet i PD-së në disa legjislatura, Dashnor Sula, duke e cilësuar detyrën e marrë prej tij si një sfidë personale për të adresuar problematikat në treg.
Me rastin e 65-vjetorit të Pavarësisë dhe 35-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Shtetit të Kuvajtit, u organizua një pritje zyrtare, ku mori pjesë edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Kryeministri Edi Rama, theksoi sot rëndësinë e reformës në sistemin e inspektorateve, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për përmirësimin e administratës shtetërore dhe të funksionimit të shtetit.
Kryeministri Edi Rama, nënvizoi sot dosmodoshmërinë e një sistemi rekrutimi dhe karriere për inspektorët.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se ka krijuar një shërbim elektronik, përmes të cilit çdo qytetar mund të verifikojë nëse ka detyrim për të plotësuar deklaratën vjetor të ardhurave individuale, të njohur si DIVA.







