Bordi i PISA-s për herë të parë në Tiranë, Kumbaro: Konfirmon angazhimin tonë për arsim cilësor

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha sot se në tetor, Tirana do të jetë mikpritëse e mbledhjes së Bordit të PISA-s, një prej takimeve më të rëndësishme ndërkombëtare për arsimin dhe vlerësimin e cilësisë së tij.

Debati për pagat, Sadushi: Gjykata Kushtetuese do të vendosë përfundimisht

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka kërkuar një vlerësim të thelluar të funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të nevojave të sistemit të drejtësisë.

Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave, në Nju Jork, ku foli për lidhjen mes paqes, zhvillimit ekonomik dhe perspektivës së brezave të ardhshëm.

Hoxha, takime në Nju-Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vijon takimet dypalëshe dhe angazhimet shumëpalëshe në Nju-Jork, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pirdeni takon ambasadoren e BE-së: Fokus te reforma e administratës publike dhe lufta kundër korrupsionit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën efektivë të tjerë.

Begaj takon ministrin Dukaj: Shqiptarët në Malin e Zi, urë e fortë miqësie mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, me të cilin diskutoi arritjet dhe rolin e faktorit shqiptar në Malin e Zi.

Institucionet e Tetovës, Dragashit dhe Kukësit diskutojnë bashkëpunimin për parandalimin e dhunës në familje

Dialogu u mbështet bashkërisht nga Misioni i OSBE-së në Shkup, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Porti ushtarak në Porto Romano, Abrazhda pret delegacionin italian

Një delegacion ushtarak italian, i kryesuar nga gjeneralmajor Luigi Casali, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit për realizimin e projektit të portit ushtarak në Porto Romano.

Xhemali takim me shoqëritë e sigurimit për projektligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”

Kërkesat për kapital të shoqërive të sigurimit do të bazohen në profilin e rrezikut të veprimtarisë së tyre, ndërsa shpërndarja e produkteve të sigurimit do t’u nënshtrohet kërkesave të përforcuara për mbrojtjen e konsumatorit.