
Category: Ditari
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njoftoi sot krijimin e dy Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor në zonën e Fushë Studnës, një për prodhimin e patates dhe një për mjaltin, me synim organizimin më të mirë të fermerëve dhe rritjen e vlerës së prodhimit vendas.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë në selinë e Europol në Hagë, ku u takua me drejtorin ekzekutiv në detyrë, Jürgen Ebner
Në takimin “Bashkitë dhe Politikat e Kohezionit”, me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive dhe stafeve të tyre, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano, vuri theksin te mbështetja që u ofrohet bashkive për pjesëmarrjen në programet e BE-së, përmes asistencës teknike, informimit dhe trajnimeve për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve.
Lajmin e dha ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila zhvilloi sot një takim me rektoren në detyrë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prof. Dr. Blerta Dragusha, me të cilën diskutoi mbi projektet dhe prioritetet për zhvillimin e mëtejshëm të institucionit të arsimit të lartë.
Ish-presidenti francez, François Hollande, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku ka patur një takim edhe me Grupin Parlamentar të Miqësisë Shqipëri–Francë në Kuvendin e Shqipërisë.
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës, ku vlerësoi rolin historik të këtij institucioni në forcimin e administratës shtetërore dhe lidhjen mes qeverisjes qendrore dhe komuniteteve vendore.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në Kuvend ish-presidentin e Francës, François Hollande.
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, vizitoi sot bashkinë e Himarës për të paraqitur Forumin e Partneritetit për Mjedisin, i cili do të pilotohet gjatë këtij viti, në Himarë.
Një delegacion i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë zhvilloi një vizitë zyrtare në Madrid, me ftesë të kryetares së Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit të Spanjës, Pilar Rojo Niguera.
Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) publikoi të dhënat për prodhimin bujqësor në vitin 2025, ku fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë tonë produkte bujqësore, me ndryshime të ndryshme sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë rurale.









