
Category: Ditari
Zbatimi i Ligjit të ri për Përpunimin e Informacionit të Udhëtimit ishte në qendër të diskutimeve në trajnimin e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbi mbrojtjen e të dhënave për Njësinë Shqiptare të Informacionit të Pasagjerëve (PIU).
Në kryeqytet vijon dita e dytë e panairit “Auto Moto d’Epoca”, një ngjarje që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e dashamirësve të automjeteve klasike dhe historike.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po zhvillon një vizitë zyrtare në Zvicër së bashku me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe përfaqësues të Hekurudhës Shqiptare për të zhvilluar një takim dypalësh me ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin të Zvicrës.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria synon që projektligji për “Paqen Fiskale” të përmbyllet në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti, në mënyrë që zbatimi i tij të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.
Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike si dhe Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, u shqyrtuan sot projekt-rezolutat e vlerësimit të veprimtarisë së gjashtë institucioneve të pavarura për gjatë vitit 2024.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar të Fierit dhe të Zyrave Arsimore Vendore, ku e vuri theksin tek disa prej prioriteteve të vitit shkollor dhe veçanërisht për vëmendje më të shtuar ndaj programeve që nxisin aktivitetet kreative, artistike dhe frymën në komunitet, siç është programi “Art dhe Zeje”.
Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2030 konsiderohet një hap strategjik drejt forcimit të mbrojtjes kombëtare në hapësirën digjitale
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi biznesin e Netës, një ndër operatorët më aktivë në grumbullimin dhe eksportin e frutave e perimeve të sezonit.
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në takimin e 62-të të Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA.
Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorët e qytetit për të ndarë vizionin e saj për Tiranën 2030, zhvilloi një bashkëbisedim me gratë dhe vajzat e Njësisë nr. 9.









