Salla: Kontroll çdo farmacie bujqësore, nuk do lejojmë pesticide të ndaluara

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi biznesin e Netës, një ndër operatorët më aktivë në grumbullimin dhe eksportin e frutave e perimeve të sezonit.


Lushnja po konsolidon rolin e saj si një nga qendrat kryesore të bujqësisë shqiptare, me rritje të qëndrueshme të prodhimeve dhe eksporteve bujqësore. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi biznesin e Netës, një ndër operatorët më aktivë në grumbullimin dhe eksportin e frutave e perimeve të sezonit.

Salla vuri në dukje se, falë përkushtimit dhe punës shumëvjeçare, biznesi i Netës është kthyer në një model suksesi, ku çdo ditë ngarkohen dhjetëra kamionë me produkte bujqësore nga Myzeqeja dhe mbarë vendi, për t’u eksportuar drejt tregjeve europiane.

“Po përgatisim domatet e vogla për eksport në Maqedoninë e Veriut. Prodhimi është sipas standardeve të kërkuara, pasi analizat kanë rezultuar plotësisht konform rregullave,” u shpreh Neta gjatë bashkëbisedimit me ministrin.

Ministri Salla vlerësoi përpjekjet e fermerëve dhe biznesit për certifikimin e prodhimeve bujqësore, duke theksuar rëndësinë e cilësisë dhe standardeve si e vetmja rrugë për të siguruar eksport të qëndrueshëm dhe të ardhura më të larta për fermerët.

“Kam nxjerrë një urdhër për kontrollin e çdo farmacie bujqësore. Kushdo që tregton pesticide të ndaluara apo produkte të pakontrolluara do të përballet me masa ndëshkuese, deri në mbylljen e aktivitetit. Nuk do të lejojmë askënd të dëmtojë tregun apo të orientojë fermerët në mënyrë të padrejtë,” theksoi ministri.

Ai shtoi se synimi është që produktet “Made in Albania” të jenë gjithnjë e më të pranishme si në tregun vendas, ashtu edhe në eksportet elitare drejt Europës.

Burimi ATSH

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…