
Category: Ditari Diplomatik
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua në Uashington me kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, veteranin e ushtrisë amerikane Brian Mast.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u takua sot në Uashington me kongresmenin amerikan Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi mëngjesin e sotëm Shtëpinë e Bardhë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali priti sot në një takim Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder
Kryeministri Edi Rama siguroi sot se Shqipëria dhe Izraeli do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sigurisë kibernetike e kundër terrorizmit.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim në Bruksel me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në Stamboll nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan, ku marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit.
Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Gunther Krichbaum zhvilloi biseda politike sot në Tiranë.









