
Category: D#
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri të ditur sot se, blerja nga ushtria shqiptare e një simuluesi të lëvizshëm për trajnimin në qitje, i prodhuar në ShBA dhe me vlerë 1.1 milionë dollarë, ndihmon në trajnimin e ushtarëve shqiptarë që nga aftësitë bazë në qitje, deri te trajnimi i përparuar me armë.
Në total janë 245 935 zarfe të dërguara. Kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi
Shkolla e Aviacionit do të rikthehet në Vlorë. Kjo falë bashkëpunimit të kompanisë shtetërore KAYO dhe kompanisë prestigjoze izraelite Elbit Systems Ltd.
Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji u takua me shefin e Shtabit të Mbrojtjes së Italisë, gjeneral Luciano Portolano, gjatë një vizite zyrtare në Itali.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëherësh Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, përmes një videomesazhi i dha përgjigje interesimit të diasporës sesi mund të përfitojnë nga “Paketa e Maleve”
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishin sot në Zall Herr, në prezantimin e arritjeve dhe sfidave të së ardhmes në fushën e mbrojtjes në 16-vjetorin e hyrjes në NATO.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishin sot në Zall-Herr, në prezantimin e arritjeve dhe sfidave të së ardhmes në fushën e mbrojtjes në 16-vjetorin e hyrjes në NATO.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim ministrin e Mbrojtjes të Sllovakisë Robert Kalinak.
Rritja e buxhetit të mbrojtjes, e reflektuar edhe në trajtimin financiar të ushtarakëve, ka nxitur interesin e të rinjve për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura, të cilët mund t’i shërbejnë atdheut në misionet e sigurisë dhe Mbrojtjen Civile.








