
Category: Aktualitet
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Turqisë, İbrahim Yumaklı, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026.
Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër vijon të jetë e hapur ekspozita “Olbania”, një projekt i kolektivit artistik italian Alterazioni Video, që sjell një vështrim kritik mbi mënyrën se si imazhet dhe narrativat online ndërtojnë perceptime për identitetin dhe realitetin.
Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e rishikimit të ligjit të arsimit të lartë në funksion të ndërkombëtarizimit të universiteteve.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja ndau sot statistikat e zhvillimit të turizmit dhe kulturës për vitin 2025, që dëshmojnë rritjen e interesit për Shqipërinë.
Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me lajmet që janë shpërndarë në disa medie mbi ftesën që i është bërë Shqipërisë për të qenë pjesëmarrëse si vend anëtar themelues i Bordit të Paqes në Rripin e Gazës.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot tekstin e letrës që mori dje nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, i cili e ka ftuar personalisht për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes për Rripin e Gazës.
Ky regjistër do të jetë i aksesueshëm nga publiku në çdo kohë në faqen zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të dhënat që lidhen me donacionet dhe sponsorizimet e organeve publike.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në Konferencën e Ministrave të Bujqësisë, të zhvilluar në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026, me pjesëmarrjen e 61 ministrave të bujqësisë dhe 14 përfaqësuesve të lartë të organizatave ndërkombëtare.
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka ftuar personalisht për të përfaqësuar Shqipërinë në bordin e paqes.
Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, kanë vijuar inspektimet e projekteve të rëndësishme urbanistike në qytetin e Durrësit.









