
Category: Aktualitet
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Adela Xhemali e shoqëruar nga ekipi drejtues i Autoritetit, zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore kryesuar nga Rekha Reddy, përfaqësuese e sektorit financiar për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore e Bankës Botërore në Washington.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, priti sot në mjediset e gjykatës një delegacion të Fondacionit Botëror të Ligjit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në cilësinë e kreut të delegacionit shqiptar, gjendet në Kanë të Francës, në MIPIM 2026.
Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, ndërsa theksoi se “me parimet e shprehura në këto deklarata jemi të gjithë shumë dakord, 100%”.
Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), nën drejtimin e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njëkohësisht kryetare e Këshillit, miratoi vendimin që përcakton koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024
Ambasada e Holandës në Tiranë deklaroi sot se ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta mbetet një kërkesë kyçe për përparimin në procesin e integrimit.
Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër
Kuvendi rrëzoi me 82 vota kërkesën e prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.
Shqipëria prezantoi potencialin e saj për zhvillimin e projekteve transformuese dhe investimeve strategjike në një nga platformat më të rëndësishme globale për pasuritë e paluajtshme dhe zhvillimin urban, “MIPIM 2026”, që zhvillohet në Cannes.
Administrata Doganore Shqiptare mori pjesë në një takim rajonal të zhvilluar në Shkup, i fokusuar në forcimin e kapaciteteve kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë (WMD).









