
Category: Aktualitet
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu bëri të ditur sot se në projektbuxhetin për vitin 2027 për Ministrinë e Drejtësisë janë akorduar 250 milionë lekë për spitalin forensik*, ndërtimi i të cilit nis në fillim të vitit.
Financimi publik për Arsimin e Lartë është dyfishuar në një dekadë, duke arritur në 12,68 miliardë lekë në vitin 2026, nga 6,2 miliardë lekë që ishte në vitin 2016.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kërkon shtimin me 85,5 milionë lekë të buxhetit të vitit 2027, për të përballuar shpenzimet për mallra dhe shërbime.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes projektbuxhetin e vitit 2027 për Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili parashikon një fond prej rreth 40 miliardë lekësh, me një rritje prej 12% krahasuar me vitin 2026.
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare Széchényi e Hungarisë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit profesional, shkencor dhe kulturor mes dy institucioneve.
Kryeministri Edi Rama përsëriti sot ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën kundër qeverisë.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjerimi i BE-së: Vlerësimi i koncepteve të reja dhe perspektiva për vitin 2027”, organizuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP).
Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi bëri të ditur sot se buxheti i vitit 2027 për këtë ministri garanton financimin e plotë të projekteve prioritare në infrastrukturë dhe energji.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot se ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme solide, ndërkohë që zgjerimi i aktivitetit ekonomik pritet të shoqërohet me rritje të punësimit dhe të pagave.









