
Category: Aktualitet
Duke folur në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, Malaj sqaroi se këto fonde janë të ndara në disa zëra buxhetorë, të dedikuar si për menaxhimin e emergjencave, ashtu edhe për parandalimin e fatkeqësive natyrore.
Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Shkodër po vijon punën në njësitë administrative Gradec, Reç, Ktosh dhe Pjetroshan, për procesin e kalimit të tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi, si dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe.
Ministri i Mbrojtjes thekson se Forcat e Armatosura vijojnë të jenë pranë qytetarëve në çdo situatë, me reagim të shpejtë, profesionalizëm dhe koordinim institucional.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, bëri të ditur se qytetarët e evakuuar janë sistemuar në strukturat e Konveleshencës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe në kapacitete akomoduese private.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anduela Ristani informoi mbrëmjen e sotme se zjarri që ka përfshirë pasditen e sotme magazinat e tregut në Tiranë tek zona “5 Maji” është përhapur edhe në kapanonin e dytë.
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se argjinatura e Ferrasit nuk është dëmtuar, dhe përmbytja e disa banesave ka ndodhur si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, jo për shkak të një çarjeje të argjinaturës.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka takuar sot kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njëkohësisht drejtues politik i Partisë Socialiste në Lushnjë, deklaroi se situata nga reshjet e dendura të shiut në Lushnjë paraqitet e stabilizuar, ndërsa të gjitha strukturat vendore dhe qendrore janë të angazhuara për menaxhimin e saj dhe për adresimin e nevojave të banorëve në zonat më të prekura.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur pas përfundimit të mbledhjes së Shtabit të Emergjencave në Lezhë se bashkitë kanë kryer ndërhyrje në të gjitha banesat e prekura nga situata e fundit e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut









