Kingji takon ambasadorin Wendt, në fokus modernizimi i Forcave të Armatosura

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, zhvilloi një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt.

Koçiu nga Qyteti Studenti: Konviktet në shënjestër të dhunës, çdo akt do hetohet deri në fund

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka dënuar sot aktet vandale tek konviktet e Qytetit Studenti duke theksuar se “vendi ku të rinjtë duhet të ndihen të sigurtë, dje u kthye në shënjestër të dhunës”

Ndreu: Nxënësit u përdorën politikisht në akte dhune në Lezhë

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu akuzoi Partinë Demokratike se ka nxitur nxënësit të përfshihen në akte dhune gjatë protestës së sotme në Lezhë.

Protesta në disa qytete, Ziu: 152 të arrestuar, 120 efektivë të lënduar

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, në një konferencë për mediet bëri të ditur se 152 persona janë arrestuar gjatë protestave të dhunshme të zhvilluara ditët e fundit në disa qytete të vendit. Gjithashtu ai bëri me dije se 120 efektivë kanë mbetur të lënduar nga aktet e dhunës.

Zyra e OKB në Tiranë: Shqetësim për aktet e dhunës gjatë protestave, palët të kontribuojnë në uljen e tensioneve

Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar për protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve.

Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

Kryeministri Edi Rama reagoi sot me pamjen e një tabele sinjalistike rrugore të rrëzuar nga protestuesit ku të rinjtë më herët kishin derdhur fantazinë e tyre dhe kishin shkruar në anglisht “I’ll never STOP loving you Albania” (“Nuk do të ndaloj kurrë së dashuri ty, Shqipëri”).

Sadushi i dorëzon detyrën kryetarit të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda

Në një ceremoni të zhvilluar sot në Sallën e Kolegjeve të Bashkuara, Sokol Sadushi i dorëzoi zyrtarisht detyrën kryetarit të sapo zgjedhur të Gjykatës së Lartë Ilir Panda.

Ibrahimaj: Disa filiale të Postës Shqiptare të dëmtuara, qytetarët do të marrin shërbimet në degët e tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vizitoi një prej filialeve të Postës Shqiptare në Tiranë, të dëmtuara nga aktet e dhunës gjatë protestës.

Këshilli Ndërfetar apel për dialog: Shkatërrimi i pronës dhe cenimi i të drejtave të të tjerëve nuk mund të justifikohen

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë u bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve të zgjedhin dialogun, përgjegjësinë dhe zgjidhjet paqësore, duke theksuar se shqetësimet e qytetarëve dhe studentëve meritojnë të dëgjohen me seriozitet.

Shqipëria 68 vjet në UNESCO, pasuritë kulturore dhe natyrore pjesë e trashëgimisë botërore

68 vjet më parë, Shqipëria u bë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).