
Category: Aktualitet
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja publikoi online pamje nga shumë prej urave të shpallura Monumente Kulture në vend, të cilat janë restauruar së fundmi.
Më 25 nëntor 1912, Elbasani u bë qyteti i parë që shpalli Pavarësinë, duke vendosur gurin e parë në themelin e shtetit të ri shqiptar.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) po vijon me ritme të shpejta procesin e digjitalizimit të sektorit bujqësor, duke ngritur dhe vënë në funksion Sistemin e Identifikimit të Parcelave të Tokës (LPIS) një mekanizëm kyç për menaxhimin transparent dhe efikas të fondeve të Bashkimit Evropian.
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM), kremtoi 25-vjetorin e themelimit, duke mbledhur në event personalitete të ekonomisë dhe politikës, të cilët shprehën vlerësimin për rolin dhe rëndësinë e profesionit të kontabilistit.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se me buxhetin e vitit 2026, synohet nxitja e ekonomisë dhe dhënia e më shumë mbështetjeje për familjet shqiptare përmes shpërndarjes së të ardhurave.
Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me bashkinë e Devollit dhe Forcat e Armatosura, po punojnë pa ndërprerje për të mbyllur çarjen e krijuar në argjinaturën e lumit Devoll, e shkaktuar nga prurjet e shumta të ditëve të fundit.
Urimet e Kostis Hatzidakis në gjuhën shqipe. Mesazhi i ministres shqiptare të AI, Diella, drejtuar qytetarëve grekë dhe ndërhyrja e ambasadores së Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, njoftoi sot se tetë anëtarë të Gardës së Republikës kanë kryer trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA-ve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një takim me presidentin e Aleancës Kundër Kancerit në Itali, prof. Ruggero De Maria.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u takua sot me homologun kroat Gordan Grlić Radman.









