Spiropali takon krerët e shtetit në Prishtinë: Shqipëria dhe Kosova bashkë me vizion afatgjatë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit sot në Kosovë nga krerët më të lartë të shtetit, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

Balla takim me Tarquinio: Ambicia jonë, mbyllja e negociatave teknike brenda 21 muajve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri (SAPC), Taulant Balla zhvilloi një takim në Bruksel me Marco Tarquinio, bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri.

Gati 1,2 milionë shtetas hynë në Shqipëri në janar, dominon Europa Jugore

Gati 1,2 milionë persona hynë në Shqipëri gjatë muajit janar të këtij viti, 3,3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke konfirmuar një rritje të lëvizjeve drejt vendit në nisje të 2026-s.

Beja pret ekipin e BB për projektin e Lehtësimit të Tregtisë dhe Transportit

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti sot ekipin e Bankës Botërore, në kuadër të misionit përgatitor të projektit “Western Balkans Trade and Transport Facilitation Project (TTFP) 2.0”, një nismë rajonale që synon përmirësimin e lehtësimit të tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor.

Kantieret e ndërtimit, Qëndro: Masa të rrepta për shkelësit e sigurisë teknike

Kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qëndro bëri të ditur sot se kontrollet e nisura synojnë verifikimin e plotë të kushteve të sigurisë, pas rritjes së rasteve të aksidenteve në kantieret e kryeqytetit.

Jaupaj: Forcim i kapaciteteve për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura

Mbi lumin Drino në Tepelenë, pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës u zhvillua sesioni i radhës së trajnimit për stafin e Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, strukturave rajonale dhe institucioneve vendore, në kuadër të projektit EU4Nature.

Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali siguroi sot se Shqipëria do të intensifikojë angazhimin diplomatik për zgjerimin e njohjeve të Kosovës.

Vengu: Negociata për blerjen e dy avionëve zjarrfikës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në konferencën për shtyp u ndal edhe tek një paketë e re masash për forcimin e kapaciteteve të vendit në përballimin e emergjencave civile, duke vënë theksin te fuqizimi i flotës tokësore dhe ajrore.

Vengu: 18 milionë euro fondi i investimeve për infrastrukturën parandaluese

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në konferencën e sotme për shtyp u ndal edhe tek fondi i kushtëzuar për mbrojtjen civile duke theksuar se “kemi rritje të konsiderueshme disa herë edhe shumëfishim fondesh për 47 bashki”.

Shqipëria do të shtojë forca në misionin KFOR, në Kosovë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji, bëri të ditur sot se do të ketë shtim të forcave në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.