
Category: Aktualitet
Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje, sipas së cilës, ai ka qenë pro krijimit të Gjykatës Speciale 10 vite më parë kur vetë LVV e ka kundërshtuar.
Presidenti Bajram Begaj, ishte i ftuar sot në Durrës në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinj, i cili bëri bashkë talente nga e gjithë bota.
Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri, u çel sot ekspozita “NO ART ZONE”, nga artisti Vladimir Myrtezai.
Në kuadër të takimeve të Vjeshtës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, ministri i Financave Petrit Malaj zhvilloi në Uashington DC, SHBA, një takim me CEO-n e Fondit Saudit për Zhvillim, Sultan Almarshad.
Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar, në çështjen që shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese më 30 tetor, në lidhje me shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi se ka dorëzuar në Kushtetuese arsyetimin juridik në lidhje me këtë çështje.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur në një takim nga ministri i Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit të Austrisë, Wolfgang Hattmannsdorfer.
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, në kuadër të Procesit të Berlinit, mori pjesë sot në Samitin për Sigurinë dhe Migracionin i cili u zhvillua në Londër.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi sot Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme disa ndryshime në rang zëvendësministrash.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim të posaçëm në ambientet e ministrisë me vajza dhe gra të cilat po mbështeten përmes projektit “Fuqizimi i Grave për Zhvillim Rural në Shqipërinë Veriore”.









